403
Në Tetor te vitit 1980 u formua Grupi403.
Mentor Gjurgjiali ftoi Fatmir Zajmin dhe Naim Osmanin të formojnë grupin dhe të bëjnë muzikë në skenen lokale të Prishtinës. Grupi403 u paraqit në brucoshiadat dhe apsolventiadat e Fakultetit Juridik te Prishtinës dhe Fakultetit të Mjeksise të Prishtines gjatë vitit 1980 dhe 1981.
Në vitin 1982 Grupi u paraqit në programi muzikorë te takimeve te studenteve fakulteteve juridike në afërsi të Mariborit në Sloveni, si pjese e programit te Fakultetit Juridik te Prishtines.
Në kete koncert Grupi u paraqit së pari here me emrin Grupi403. Emrin e mori nga dhoma e hotelit ku mblidheshin studentët per te degjuar muziken e grupit.Kjo dhomë u bë dhoma e Mentorit, dhoma 403.Në këtë koncert në skene ishin së bashku Mentori, Naimi, Fatmiri dhe Flaka Surroi dhe u paraqitën me një kenge gospel amerikane ("Sometimes I feel like a motherless child"), dhe me këngën "A do te kthehet"(muzika dhe texti Mentor Gjurgjiali).
Ne vitin 1983 Grupi 403 i beri inqizimet para me këngët "Kujtimet" dhe "Boemi", "Indexi", dhe grupit iu bashkangjiten Arben Godanca, Veton Orana dhe vellau i vogel i Mentorit, Hektor Gjurgjiali. Me vone grupi inqizoi , "A do te kthehet" dhe pushtoi plotesisht skenen e rrokut Kosovarë. Grupi 403 u shpall grupi i vitit 1983,1984 dhe 1985.
Grupi 403 me sukses perfaqësoi Kosovën në Festivalin e RTV've te Opatise në Croaci me këngën "Paraja". Në ate kohe compania a plakave muzikore Jugoton nga Zagrebi ofroi Grupin 403 inqizimin e albumit.
Grupi 403 inqizoi 9 kënge deri ne vitin 1986. Keto këngë ishin dhe mbeten ajo që e simbolizojne Grupin 403. Fryma e intelektualitetit dhe artit të Grupit 403 jeton ne keto këngë.
Kënga "Indexi" ishte në vend të pare të Top Listes së Radio Prishtines një pjesë te gjatë të vitit 1984 dhe gjatë vitit 1985...
Në këtë kohë votat për top listë baheshin nga degjuesit me kartolina dhe postë...
Muzika e Grupit 403 është muzikë urbane, muzikë e qytetit tonë të dashur...Prishtinës ...
Textet e Grupit 403 ishin ënderra, ndodhi jete dhe ndjenjë shpirtrore të kenduara nga nje grup intelektualësh muzikorë...
Grupi 403 është pjesë e gjeneratës së Rokut Kosovar të viteve 80’, e cila njihet edhe si koha më e ndritur në krijimtarine rock në Kosovë
Rock grupi 403 u formua në vitin 1982
Anëtarët e bendit:
Arben Godanca – gitar
Fatmir Zajmi – tupana
Mentor Gjurgjiali – bas gitar,
Veton Orana – klaviaturë,
Hektor Gjurgjiali – kengëtar, gitare dhe Blues Harp
Në icizimet e 2 këngëve të para në 1983 dhe në 2 këngët e fundit në 1986 në bas kitare ishte Agim Berisha
Në vitin 1986, grupi 403 performoj për herë të fundit me këtë formacion.
Në vitin 1995, Mentor Gjurgjiali perfundimisht largohet nga grupi 403, dhe behet anëtar i bendit percjellës të Mihrije Brahës dhe Naim Abazit (e konfirmuar nga vet Mihrije Braha).
Në vitin 2002, Hektor Gjurgjiali, Arben Godanca, Veton Orana dhe disa muziciste mysafir e incizuan Albumin e parë të grupit 403, që përbënte 15 këngë (nëntë këngë të vjetra dhe gjashtë të reja).
Nga viti 2002, Hektori (udhëheqësi i grupit 403) me anëtarët të rinj, vazhduan aktivitetin e grupit me koncerte dhe performanca live
Ne formacionin aktual te grupit 403 jane:
Hektor Gjurgjiali,
Muhamet Veseli-Muha,
Fahri Ibrahimi-Fali,
Leke Gjurgjiali,
Agron Ejupi,
Agron Shala
Ilir Veseli
Në vitin 2020 grupi 403 në krye me Hektorin incizoj edhe 5 këngë të reja, dhe aktualisht po punon në albumin e dytë i cili do të dali në treg në vitin 2022
Grupi 403 planifikon të mbaj një Mega Koncert kur pos anëtarëve të tanishem do të jenë edhe disa nga anëtaret e formacionit të parë. Do të jetë koncert ku do të ketë edhe musafir special, shokë dhe bashkëpunëtorë të grupit 403 ndër vite