4X4
4X4 është themeluar në vitin 2015 dhe bën muzikë të zhanrit ‘hard rock’.
Pas një viti nisën realizimin e albumit të tyre të parë i cili u titullua “Albanika”.
Pas publikimit te albumit “Albanika” në vitin 2017 , grupit i bashkangjitet Denis Rexhepi (gitarë), ku ishte musafir në 3 kenget e albumit Albanika.
Grupi 4x4 u paraqit para publikut në festivale të ndryshme në Kosovë , si “BeerFest” HardhFest, MUWW (Metal United World Wide), Rock Festari, etj.
Nga marsi i viti 2019, Gezim Muriqi ndahet nga grupi, dhe zëvendësohet fillimisht nga bas kitaristi Mensur Bekteshi – Meni, më pastaj nga bas kitaristi Agron Ejupi (Troja).
Aktualisht grupi 4X4 është në përgatije të albumit të dytë.