Gjurmët
Gjurmët janë grup kosovar i muzikës rock / new wave . Grupi është formuar në vitin 1981 ne Prishtinë dhe ka qenë aktiv deri në vitin 1988. Grupi kishte pesë anëtarë. Vokalisti i grupit ishte Migjen Kelmendi, tani gazetar dhe publicist i njohur.
Anëtarët e Grupit Gjurmët kan qenë:
• Migjen Kelmendi, voc, git
• Tomorr Kurshumliu, voc, bas
• Bekim Dyla, git
• Petrit Riza, drum
• Armando Gjini, keys
• Gazmend Hazbati, git
Në vitin 1984, Gjurmet publikojnë albumin "Gjurmët".
Në vitin 1988, Gjurmët publikojnë albumin "Gjurmet 1982-1988".
Në vitin 2002, Gjurmët publikojnë albumin "Lp", një përmbledhje e këngëve të tyre me incizim të lartë dhe shkrime retrospektive të Kelmendit për kohën e funksionimit të grupit.
Në fund të vitit 2015, ata patën një rikthim tjetër të madh si grup, me një gala-mbrëmje të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Më datë 12 Qershor 2019, në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, grupi "Gjurmët" ka mbajtur koncert në sallën "1 Tetori" në Prishtinë. Pas 31 vitesh ata janë rikthyer në skenë, me këngët që tashmë kanë zënë hapësirë në kujtesën e secilit dhe një numër i madh i njerëzve u argëtuan nën ritmet e grupit "Gjurmët".