Kënga jone
Diagramet e Akordeve
Akordet
Em G F# F Am D C B7
Teksti
1
Trans: 0
Capo: 0
Nona po vet: "Ku i kom djemt' o ku m'kanë mbetë?" N'pragun e shpisë marre e madhe na ka prekë Gurë o për gurë kullën tonë jonë tu e rrzu Kthehmuni djem nonën qysh bon me harru O Zot na kthe nerën e shpisë Mos na le vet n'tmerrin e vetmisë Çohu mor vlla sot oshtë dita tjetër nuk ka Nona po thirrë lot' e vajit dojnë m'ju tha Gurë o për gurë kullën tonë prap ta marojmë Vakti ka ardhë marrën prej shpisë me përzonë O Zot na kthe nerën e shpisë Mos na le vet n'tmerrin e vetmisë Mos... Sa shpejtë vitet kaluan Kjo këngë kujtimin ma sjellë Sa lehtë të gjithë ne harruam Dhembjen që kishim njëherë Këngët që bashkë i këndonim Mbetën jehonë në kujtim Të gjithë këndojnë të vetmuar I vetëm është Vendi Im Veq edhe njëherë të ecim Dhe t'jemi bashkë si dikur Zemra për zemrën e tjetrit Të jetë për ne si flamur Dora që zgjat kur rrëzohem Është ajo që ne na mban Mos e lejo të harrohet Nuk kemi tjetër vatan